Tre kamionë reklamues me propogandë kundër Kosovës dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë duke qarkulluar rrugëve të Neë Yorkut, ku ndodhet selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Siç raportojnë mediat serbe, pro pushtetit të Aleksandër Vuçiç-it, kjo propagandë kundër Kosovës është iniciuar nga diaspora e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këta kamionë plot propagandë, janë shfaqur fotografi gjoja të “krimeve të UÇK-së” dhe propagandojnë për presion ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë nga autoritetet kosovare.

Ky aksion propagandues i diasporës serbe vjen në kohën kur në New York është duke u mbajtur java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.









