“Lule Gjeli” mesa duket është akoma në mesin tonë.
Eksponentë e përkrahës të Vetëvendosjes paraditën e së dielës e kanë nisur me propagandë, duke pretenduar se Gazeta serbe “Blic” ka shkruar për protestën e Time Kadrijaj në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Marko Gjuriç e ka lavdëruar veprimin e saj ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në fakt, një raportim i tillë nuk ekziston në këtë gazetë, por dukshëm përmbajtja që ka shpërndarë bashkëpunëtori i Kurtit, Elvis Hoxha, është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.
Pos tij, një përmbajtje të tillë e ka shpërndarë edhe përkrahësi publik i VV-së, Sadri Ramabaja, me mbishkrimin: “Kur një deputete thyen kufirin e brishtë mes lirisë së shprehjes dhe paditurisë strategjike”.
Ballina reale e Gazetës Blic:










