“Pronto Max Pro”, i ka quajtur ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, bisedat e Faruk Mujkës me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin dhe Dejona Mihalin që i publikoi ekskluzivisht VOX Kosova, në të cilat kuptohet se Mujka ishte emëruar ilegalisht Kryeshef i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër-Lepenci, nëpërmjet ndikimit të Rizvanollit dhe Mihalit.

Mustafa e ka shkëputur pjesën ku Rizvanolli e uron Mujkën për emërimin e tij si Kryeshef në Ibër Lepenc.

“‘Urime Kryeshef, suksese’. Artane Rizvanolli e uron Faruk Mujken, bashkëpartiakun e Mirjana Markoviqit, gruas së Sllobodan Millosheviqit”, shkroi Mustafa në Facebook.

Pas raportimit të VOX-it, ka reaguar edhe ish-deputeti tjetër i LDK-së, Paris Guri. Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se kush është Dejon Mihali “me ma caktu mu e qytetarëve të Kosovës, kush me udhëheq me Iber Lepenc”.

“Ani ky Faruk Mujka i thojke ministres, nimoma se eshte hera e pare ne interviste. Po ju ta kompleksoni edhe Pronton bre”, shkroi Guri.

“HAJNA!”, përfundoi ai.