Sipas Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në rastin e rezervave shtetërore, për çka tanimë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë shkelje Prokuroria dhe jo Ministrja Hajdari.

“Gjithçka që ka thënë ministrja Hajdari në konferencën për media pas ngritjes së aktakuzës është e vërtetë edhe e saktë dhe unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi sepse për atë janë ministrat që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plot si Kryeministër i Kosovës”, ka thënë Kurti, në një intervistë për Kanal 10.

“Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje e jo ministrja Rozeta Hajdari. Por do të sqarohet gjatë procesit në të cilin ministrja Hajdari është plotësisht bashkëpunuese”, tha ai.