Prokuroria Speciale e Kosovës ka deklaruar se Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999” do t’i nënshtrohet vlerësimit për t’u përcaktuar nëse përmban elemente penale.

Në një komunikatë për media, Prokuroria ka thënë se Departamenti i tyre për Hetimin e Krimeve të Luftës “është duke përcjellë me vëmendje informacionet publikuara lidhur me ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998-1999’, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë”.

Ekspozita “Masakrat në Kosovës 1998-1999” me autor Shkelzen Gashin, ish-këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ekspozuar në Sheshin “Nënë Tereza” u shqua për mungesë faktesh, keqinterpretime dhe shtyrje të narratives serbe për Luftën e Kosovës.

Komuna e Prishtinës revokoi lejen për ekspozitë, teksa sot, më 28 mars, Kompania Publike “Pastrimi” largoi materialet nga sheshi e Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës, që si sponsor i kësaj ekspozite, të japë përgjegjësi politike dhe institucionale.