Ish-Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ka falënderuar këtë shtet i cili siç thotë ai “ka respektuar në tërësi marrëveshjen Kosovë – Holandë” për Gjykatën Speciale në Hagë. Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria holandeze e ka mbrojtur atë ndaj sulmeve të ish-Kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, ndaj tij si ambasador i Kosovës.

“Edhe pse disa nga ne jemi të detyruar të qëndrojmë këtu, jo pse kemi kërkuar, është vërtetë privilegj i veçantë të jetosh në Holandë. Është shtet ku respektohet barazia para ligjit, demokracia dhe tradita”, shkroi Greiçevci.

Nga viti 2018, deri në vitin 2021, Greiçevci ka shërbyer si Ambasador i Kosovës në Holandë. Pas kësaj periudhe, ai është caktuar si këshilltar në ekipin mbrojtës të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.