Reporterët pa Kufij kanë publikuar Indeksin e 25-të Botëror të Lirisë së Shtypit ku Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias.
Sipas këtij Indeksi, vendi ynë është renditur në vendin e 84-të, 15 vende më mirë sesa vitin paraprak.

Në pjesën për Kosovën, RSF kanë rënditur se nga çka kërcënohet liria e shtypit në vendin tonë.
“Liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar, SLAPP-et, qasja e pamjaftueshme në informacionin publik dhe rreziqet për sigurinë e gazetarëve”, shkruan në raportin e RFS-së.
Pas këtij lajmi shkroi edhe juristja e medias, Flutura Kusari e cila po thotë se kjo lëvizjë pozitive është bërë pasi që “Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin kundërkushtetues për Komisionin e Pavarur për Media”.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Kosova shënoi regresin më të madh në indeksin e lirisë së mediave duke u radhitur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.









