Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetimet ndaj profilit në Facebook “Lule Gjeli”, i cili me postimet e tij mbështet partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa denigron, linçon e propagandon në format më brutale ndaj gazetarëve, opozitës e të gjithë atyre që shprehin kritika ndaj qeverisjes së Albin Kurtit.
Lajmin për fillimin e hetimeve ndaj profilit “Lule Gjeli”, VOX Kosova e ka konfirmuar nga burimet brenda organit të akuzës.
Dyshohet se pas kësaj llogarie në Facebook, qëndron Gent Prokshi, i afërt me eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky profil ka përdorur format më të ulëta propaganduese ndaj personaliteteve të ndryshme, madje e kishte shpallur të vdekur ish-Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.









