Disa fotografi të kapura nga telefoni i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, kanë nxjerrë zbuluar metodën e kësaj partie për falsifikimin e postimeve të rrjeteve sociale dhe komenteve në to.
Në disa imazhe të nxjerra në media shihet komunikimi i deputetes Pacolli me zyrtarin e VV-së në Autoritetin e Konkurrencës, Albion Rexhepi.

Ky i fundit i dërgon asaj ueb sajtin “Zeoob”, i cili është një program që gjeneron apo krijon postime dhe komente të rreme në rrjete sociale që duken si të vërteta.
Biseda duket se zhvillohet në një grup përplot me militantë dhe zyrtarë të lartë të partisë në pushtet.

Duket që e njëjta është një adresë goxha e përdorur nga eksponentë të Vetëvendosjes për manipulim publik, linçim dhe krijim të rremë të opinionit në media sociale.
Shihni një ilustrim se sa lehtë krijohet postimi me përmbajtje e komente të rreme.

.