Kontraverse për ligjin Marrëveshja e Ramës dhe Melonit kundërshtohet nga GjED

Në një gjykim të stërzgjatur, Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se ka autorizuar Italinë që të përshpejtojë refuzimet e azilit nëpërmjet një liste të shteteve “të sigurta”, një parim që qëndron në zemër të skemës me Shqipërinë.

Kontraverse për ligjin Marrëveshja e Ramës dhe Melonit kundërshtohet nga GjED

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Georgia Meloni

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED) të premtën ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e listës së “shtëpive të sigurta”, të cilën Italia e përdor për të dërguar emigrantë në Shqipëri nga ku pastaj presin për vendimin e tyre për azil.

Zyrja e kryeministres konzervative, Georgia Meloni, në një deklaratë, e ka quajtur vendimin e gjykatës “surprizues” dhe ka thënë se “dobëson politikat që luftojnë migrimin e gjerë ilegal dhe ruajtjen e kufijve nacional”.

Meloni ka prezantuar objektet për mbajtje të emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri si një gurthemel të qasjes së saj të ashpër ndaj migrimit, ndërsa shtete të tjera evropiane e kanë parë modelin si diç të mundshëm në të ardhmën.

Megjthatë, kjo skemë ka ngecur në kundërshtime ligjore gati menjëherë pasi u lëshua vitin e kaluar. Gjykatat italiane urdhëruan kthimin e emigrantëve italianë që u morën në deti dhe u dërguan në Shqipëri, duke cituar probleme me ligje të Bashkimit Evropian.

Në një gjykim të stërzgjatur, Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se ka autorizuar Italinë që të përshpejtojë refuzimet e azilit nëpërmjet një liste të shteteve “të sigurta”, një parim që qëndron në zemër të skemës me Shqipërinë.

Gjykata gjithashtu tha se Italia është e lirë të vendosë cilat shtete janë “të sigurta”, por paralajmëroi se një dizajn i tillë duhët t’u përmbahet standardeve ligjore dhe të lejojë aplikantët e gjykatat të kenë qasje dhe të kundërshtojnë evidencat mbështetëse për prezumimin e sigurisë.

Në këtë deklarim, GjED-ja ka thënë se një gjykatë e Romës e ka kthyer rastin mbrapa tëk gjyqtarët evropianë duke thënë se është e pamundur qasja në informacione të tilla dhe kështu pamundësohet “kundërshtimi dhe rishikimi i legjitimitetit të prezumimit të sigurisë”.

GjED-ja gjithashtu tha se një shtet mund të mos konsiderohet “i sigurt” nëse nuk jep mbrojtje adekuate për krejt popullsinë e vet, duke u pajtuar kështu me gjyqtarët italianë që e kishin ngritur këtë çështje vitin e kaluar.

Rasti specific që qoi në opinionin e GjED-së përfshin dy qytetarë të Banglladeshit, të cilët ishin shpëtuar në deti nga autoritetet italiane dhe ishin dërguar në qendrën e mbajtjes në Shqipëri, dhe kërkesa e tyre për zil ishte refuzuar për shkak të klasifikimit të Bangladeshit si shtet “i sigurt” nga qeveria italiane.

Tani për tani qendrat italiane të mbajtjes në Shqipëri janë të zbrazëta për shkak të debateve mbi ligjshmërinë e tyre. Javën e kaluar, një raportim gjeti se ndërtimi i tyre kushtoi 7 herë më shumë se një qendër ekuivalente në Itali.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin