Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, sepse ato, sipas tij, nuk e definojnë vetëm të ardhmen e qytetit por të gjithë vendit.
“Mendoj që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, këto faktikisht sot nuk e definojnë vetëm të ardhmen e qytetit sot këto zgjedhje e definojnë edhe të ardhmen e gjithë vendit, prandaj është me rëndësi shumë të madhe që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, ka thënë Rama, pasi që ka votuar në qendrën e tij të votimit.
Ai ka uruar qytetarët, siç thotë ai, për gjithë pjekurinë, maturinë, gjatë këtyre zgjedhjeve.
“Uroj që më i miri të fitojë, të fitojë zhvillimi, progresi, një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin tonë për vendin tonë”, shtoi ai.








