Me rreth 95 për qind të votave të numëruara, LDK-ja është duke prirë në garën për Asamblenë Komunale në Prishtinë me 28.98 për qind, e ndjekur nga PDK-ja me 22.58 për qind.

E treta është VV-ja me 21.56 për qind, ndërsa e katërta AAK me 9.97 për qind. E pesta është Lidhja e Prishtinës me 7.37 për qind, e ndjekur nga PSD ja 2.64 për qind, NISMA me 2.36 për qind, GUXO me 2.05 për qind.

Befasi është fakti që PDK-ja është e dyta ndërsa VV-ja, që ishte e para në zgjedhjet e 2021-së, ka dalë e treta.