Luftimet mes grupeve të armatosura druze dhe trupave të Qeverisë kanë vazhduar edhe sot në qytetin jugor të Sirisë, Suwayda – me një armëpushimi të coptuar, teksa Izraeli ka lëshuar sulme të reja mbi forcat siriane duke i kërcnuar me përshkallëzim nëse nuk tërhiqen.

Luftimet në qytetin e banuar kryesisht me druzë ka vazhduar edhe sot përkundër një njoftimi për armëpushim nga qeveria siriane dhënë për Al Jazeera nga Ministri sirian i Mbrojtjes.

Ministria siriane ka akuzuar grupe ilegale për prishjen e armëpushimit, pasi, siç njoftojnë ata sulmuan forcat siriane të cilat po përpiqeshin t’u kundërviheshin derisa respektonin rregullat për respektim dhe mbrojtje te civilëve.

Organizata ndërkombëtare, qe po monitorojnë situatën, flasin për numër të madh të jetëve të humbura. Organi britanik për monitorimin e luftes, Observatori i Sirisë për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se numri i të vdekurëve ka shkuar në 250 – ndër të cilët janë 4 fëmijë, 5 gra e 138 pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë.