Partitë politike kanë nisur transferimet e figurave të reja pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që zgjedhjet nacionale të mbahen më 28 dhjetor.

Lidhja Demokratike e Kosovës prin me tri prurje të reja: këngëtarja Adelina Thaçi, gazetari i RTK-së Festim Kabashi dhe inxhinieri e analisti politik Ermal Sadiku.

Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar hematologu Adriatik Berisha dhe ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Ish-opozita: PDK, LDK dhe AAK thanë se kanë propozuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa VV-ja propozoi 28 dhjetorin, datë që u zgjedh nga presidentja Osmani.

Zgjedhjet e dhjetorit do të jenë të tretat këtë vit, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit dhe atyre për kryetarë komunash më 12 tetor.