Ish-Komandanti NATO-s, Wesley Clark, në dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për pretendimet absurde që ishin bërë ndaj UÇK-së për trafikim organesh, duke thënë se këto dezinformata ishin shpërndarë nga rusët.

Pjesë nga dëshmia e Clark-ut:

Clark: Mendoja se më në fund kishin gjetur dikë që të sillte ndonjë provë konkrete për këtë [trafikimin e organeve].

Avokati i Thaçit: Dhe ju i lidhët akuza për nxjerrje organesh me një fushatë dezinformimi.

Clark: Po, ashtu bëra.

Avokati i Thaçit: Na tregoni pak se si, pse mendoni se ishte fushatë dezinformimi, ajo e lidhur me trafikimin e organeve?

Prokurori: Kundërshtim, e parëndësishme. Jo, ju shkuat direkt tek opinioni i tij.

Gjyqtari: Kundërshtimi hidhet poshtë. Vazhdoni.

Clark: Mendova se ishte një sugjerim qesharak që, në mes të kësaj fushate gabimesh, disi do të nxirreshin organe dhe do të shiteshin dikund. Nuk kishte aspak kuptim. Ishte një lloj akuze paragjykuese që vinte erë dezinformim.

Avokati i Thaçit: Kush menduat se po e lançonte një fushatë të tillë dezinformimi?

Clark: Të njëjtët njerëz që më dhanë librin në vjeshtën e vitit 1998, ku identifikohej UÇK-ja si çeçenë.

Avokati i Thaçit: Dhe kush do të ishin ata?

Clark: Do të ishin rusët.