Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi është paralajmëruar të nisë në orën 09:00 dhe vjen në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e institucioneve.
Para nisjes së takimit, Kurti u deklarua shkurt para mediave.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha ai.
Ky është një nga takimet që Kurti ka iniciuar me liderët e partive parlamentare në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.









