Publicisti Blerim Shala, në një intervistë me gazetarinë  VOX Kosova, Lirim Mehmetaj, ka shpjeguar prapaskenat e presionit ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Gazetari Mehmetaj tha se si aëtherë, por edhe aktualisht, për shumëkë mbetet e pashpjegueshme përse kishte vërsulje ndërkombëtare dhe presion që s’ishte parë më herët për ndonjë temë tjetër mbi kërkesën për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Përse e donte Serbia gjykatën speciale dihej, por as sot s’kuptohet përse ajo u shndërrua edhe në kërkesë të një pjese të rëndësishme të ndërkombëtarëve? Si shpjegohet gjithë presioni ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale?”, pyeti gazetari Mehmetaj.

Shala theksoi se është mirë të analizohen kontekstet politike dhe juridike vendore dhe ndërkombëtare, kur ka ndodhur themelimi i Dhomave të Specializuara.

“Pra në vitin 2008 ne shpallim Pavarësinë dhe si ne si faktori ndërkombëtar perëndimor mendon që Serbia do të dorëzohet apo është dorëzuar dhe më nuk do ta kontestojë Pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësisht ndodh e kundërta”, pohoi ai ndër të tjera.