Prijësi i çeçeneve, Ramzan Kadryov, ka shprehur mbështetjen për deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me një luftë potenciale me Evropën. Kadyrov potencoi se çeçenet janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e një lufte të tillë dhe se për ta bërë këtë kanë nevojë për vetëm një urdhër nga Moska.
“Nuk do të ketë hezitim, Vladimir Vladimiroviç. Ne presim komandën tuaj. Çdo konflikt i tillë do të përfundonte shpejt dhe me vendosmëri, jo në favor të atyre që zgjodhën të fillonin një luftë me Rusinë”, shkroi Kadirov në Telegram.
Kjo deklaratë e Kadryov vie pas Putin tha për gazetarë se nuk planifikon të luftojë me Evropën, por se ai dhe shteti i tij “janë të gatshëm menjëherë”, në rast se Evropa vendos të futet në luftë.









