Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari me ftesë të homologut hungarez, Tamás Sulyok.
Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest.
Të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, i cili do të pasohet nga një tjetër takim ndërmjet delegacioneve të dy shteteve, njoftojnë nga presidenca.
E para e vendit, gjatë qëndrimit zyrtar në Budapest, do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.
Osmani do të mbajë edhe një ligjëratë për studentët dhe profesorët e Universitetit Eötvös Loránd, me temën: “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”.
Presidentja do të realizojë takime edhe me përfaqësues të odave ekonomike në Hungari.