PRESIDENTJA E VV’SË Osmani në një linjë me Kurtin për Kuvendin dhe sulmet ndaj Kushtetueses

Osmani mbështet qëndrimet e VV-së për kritikat ndaj Kushtetueses dhe konstituimin e Kuvendit.

PRESIDENTJA E VV’SË Osmani në një linjë me Kurtin për Kuvendin dhe sulmet ndaj Kushtetueses

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar të martën qëndrimet e saj në përputhje me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe çështjes së konstituimit të Kuvendit, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së të dielën, kryetari Albin Kurti sulmoi ashpër gjyqtarët e Kushtetueses, duke i quajtur pesë prej tyre “relikte të trashëgimisë jo-kulturore” dhe akuzoi gjykatën se funksionon si “hije politike e opozitës ndaj VV-së”. Kurti gjithashtu kritikoi vendimet e saj, duke i cilësuar “të mbrapshta”.

Reagime ndaj kësaj gjuhe të ashpër nuk munguan, përfshirë edhe ambasadën gjermane në Prishtinë, e cila bëri thirrje akterëve politikë dhe institucioneve që të respektojnë pavarësinë e Kushtetueses dhe të gjithë sistemit gjyqësor. “Të heqin dorë nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale”.

Kur u pyet për këtë të martën, Osmani i mbrojti sulmet e Kurtit ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se ata nuk janë “shenjtëri” dhe disa vendime të tyre kanë qenë absurde.

“Tash mos të pretendojmë se Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët e tjerë janë ndonjë shenjtëri. Jo, janë institucion publik dhe mund të flasim edhe për punën e tyre… Institucionet publike, pra që të gjithë, edhe Gjykata Kushtetuese, nuk janë mbi Kushtetutën. Pra, s’po flasim për shenjtëri. Është brenda normave të debatit demokratik në çdo vend të botës”, tha Osmani.

Qëndrim të ngjashëm me VV-në, Osmani ka edhe për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit nga VV-ja, Dimal Basha, kishte deklaruar më 30 gusht se konstituimi i Parlamentit ka përfunduar, edhe pse nënkryetari serb nuk ishte zgjedhur. VV-ja mbështeti këtë qëndrim, duke argumentuar se Kuvendi “s’mund të mbahet peng” për mos zgjedhjen e një nënkryetari.

Lista Serbe e ankimoi këtë çështje në Kushtetuese, e cila më 5 shtator vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ndaluar deputetët të ndërmarrin veprime për formimin e Qeverisë dhe kërkoi që të gjitha palët t’i dërgojnë komentet e tyre – përfshirë edhe presidenten, e cila njoftoi se i ka dërguar.

Në konferencën e së martës, Osmani theksoi se moszgjedhja e një nënkryetari nuk mund të bllokojë funksionimin e Kuvendit, pasi që ka vlerësuar se Kuvendi si institucion nuk duhet të bllokohet, sepse, sipas saj, do të cenonte themelet e shtetit.

“Bllokimi i konstituimit të Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së vetëm një nënkryetari gjatë seancës konstituive, përderisa kryesia ka korum, do ta cenonte në mënyrë serioze jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe vetë themelet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, tha Osmani, duke konfirmuar qëndrimin e njëjtë me VV-në.

LAJME

RRENCI I LIRË Rrena e paskrupullt e Albin Kurtit në intervistë me gazetarin që veç rri e shikon

PROTESTA PËR UÇK-NË A rrezikojnë ish-ushtarë të UÇK-së të arrestohen në Maqedoni? – flet Izet Mexhiti

STANDARDET E DYFISHTA Në Evropë për rend e ligj, në Kosovë për ministra me aktakuza, të paprekshëm e kundër drejtësisë

FAKT YOU

RRENCI I LIRË Rrena e paskrupullt e Albin Kurtit në intervistë me gazetarin që veç rri e shikon

STANDARDET E DYFISHTA Në Evropë për rend e ligj, në Kosovë për ministra me aktakuza, të paprekshëm e kundër drejtësisë

SHUPLAKË VETËS Duke dashur ta dëmtojë opozitën, Armend Muja përfundoi duke e lëvduar si asnjë herë tjetër

DHOMA SPECIALE

MBI 400 MILIONË Shumat marramendëse që BE-ja ia dha Speciales për 9 vjet

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos