Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Justina Pulën si Presidente.

“Ne nga kjo konferencë do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim me votu ligjin. Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe me përfundu këtë çështje dhe çështja tjetër është edhe pse ne nuk kemi pasur mundësinë me bisedu e Justina Pulën, por për Partinë Demokratike është një emër i pranueshëm për Presidente”, ka thënë Bedri Hamza në një konferencë për media.

Përveç kësaj, ai theksoi se me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të zhvillohen kushtet, e propozojnë si kundërkandidate edhe Eliza Hoxhën.

“PDK nuk pranon ta ketë kandidate tjetër pos dy kandidateve të cilat i thamë se përndryshe e dimë që është lojë politike”.