Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës lidhur me çështjen e Presidentit.

Abdixhiku ka shkuar vetë i treti në takim.

Ish-Presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, e kanë shoqëruar atë.

Para disa ditësh, Abdixhiku deklaroi se LDK do të qëndrojë në opozitë, pasi që oferta e Kurtit për LDK-në nuk është aspak në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Ai deklaroi edhe se kanë hequr dorë nga propozimi për President, duke thënë se janë të gatshëm ta mbështesin një figurë konsensuale.