Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në kontakt në Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kreu e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe se do të takohet javën e ardhshme me ta për çështjen e Presidentit.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, tha Kurti për gazetarë para hyrjes në seancën e Kuvendit.
Seanca e 5 marsit për zgjedhjen e Presidentit dështoi dhe më pas Presidentja Vjosa Osmani e kishte shpërndarë Kuvendin.
Por, këtë vendim Vetëvendosja e kishte dërguar në Kushtetuese, e cila konstatoi se dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik dhe u dha kohë deputetëve 34 ditë për ta zgjedhur Presidentin. Nga ky afat kanë mbetur edhe 25 ditë.









