Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për çështjen e Presidentit.
Takimi, siç kanë njoftuar nga LDK-ja, do të mbahet në hapësirat e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.
Edhe pse Kurti e kishte paralajmëruar, ende nuk dihet nëse do të takohet sot edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pasi që nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga asnjëra palë.
Aktualisht, Kosova është me ushtruese detyre të Presidentes. Këtë pozitë e mori Albulena Haxhiu pasi që Vjosa Osmanit më 4 prill i përfundoi mandati 5 vjeçar.
Takimet e Kurtit me liderët e opozitës vijnë në një kohë kur afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese prej 34 ditësh është duke rrjedhur.
Kanë mbetur edhe 22 ditë që të zgjidhet Presidenti. Nëse brenda këtyre ditëve nuk ka President të ri, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.









