Kamboxhia do ta nominojë Presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe, ka thënë zëvendëskryeministri i vendit të premtën, pas intervenimit direkt të Trump për të ndalur konfliktin me Tajlandën.

I pyetur nëpërmjet një mesazhi me tekst për të konfirmuar planin e Kamboxhias për nominimin e Trump, Chanthol u përgjigj “po”.

Chanthal e falenderoi Trump për sjelljen e paqes dhe tha se ai e meriton të nominohet për çmimin, që është më i larti ndërkombëtar për individë ose organizata të dëshmuara në “zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet kombeve”.