Presidenti Iranian ka thënë se shteti i tij nuk do të ndalojë programin e tyre nuklear edhe pas sulmeve nga SHBA-të.
Presidenti i vendit Masoud Pezeshkian ka thënë për Al Jazeera se vendi i tij është i përkushtuar të vazhdojë programin nuklear për qëllime paqësore, pas kampanjës 12-ditore të Izraelit që u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.









