Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka dërguar një kërkesë për tu liruar nga burgu, e cila po pret apelim në Paris këtë të hënë, disa javë pasi ai filloi dënimin me 5 vite burg si shkak i komplotit për të rritur fondet e kampanjës nga Libia.

Ish-presidenti konzervativ ishte gjetur fajtor për komplot kriminal rreth përpjekjeve të këshilltarëve të tij të afërt për prokurim të fondeve të garës presidenciale të vitit 2007 nga diktatori i ndjerë, Muammar Gaddafi. Ai ishte liruar nga të gjitha akuzat tjera, përfshirë korrupsionin dhe financimin ilegal të fushatës.

Dënimi me burg për Sarkozy u vu në efekt të menjëhershëm për shkak të “seriozitetit të jashtëzakonshëm” të krimit, ka thënë gjykatësi Nathalie Gavarino. Ai u burgos në burgun La Sante në Paris muajin e kaluar.

Ish-presidenti vazhdimisht ka mohuar akuzat, duke e quajtur veten viktimë të hakmarrjes dhe zemërimit. Ai nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore, por do të përfaqësohet nga avokatët.