E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar të enjten me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Diplomatja amerikane nuk e ka thënë as një fjalë as para takimit, por as pas takimit me Osmanin.
Edhe Presidentja Osmani e zyra e saj nuk kanë dhënë ndonjë dekalratë se cka është diskutuar në këtë takim.
Prattipati i ka shkuar Osmanit në zyrë, disa ditë para se të përfundojë afati për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Afati i fundit është 4 marsi. Deri më tani, nuk ka ndonjë kandidat konsensual që është përmendur nga partitë politike, ndonëse Osmani ka shprehur hapur dëshirë edhe për një mandat në krye të shtetit.
Si emër konsesnual flitej dikush nga Familja e heroit Adem Jashari. Madje, kjo u tha edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Por, në një intervistë për VOX Kosova, Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, tha se nuk do të ketë President nga Familja Jashari.








