Geoar Sylaj e Berita Abazi, militantë të Vetëvendosjes, janë parë krah Presidentes së re, Justina Shiroka Pula, në ditët e para që ajo mori mandatin.

Mediat kanë raportuar se Abazi është emëruar si shefe kabineti tek Pula, por nëse e njëjta është caktuar përfundimisht në këtë pozitë apo vetëm derisa Kryetarja e shtetit të konsolidojë përfundimisht stafin, ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.
Abazi ka qenë shefe kabineti edhe përgjatë kohës që Albulena Haxhiu ushtroi detyrën e Presidentes.
E njëjta, është edhe asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë.
Abazi është parë qysh në aktivitetet e ditës së enjte(05 tetor) të Pulës në Presidencë.
Foto: Getoar Sylaj si aktivist i VV-së në takim me Albin Kurtin

Foto: Getoar Syla në aktivitetet e Justina Shiroka Pulës










