“Me Qeverinë tonë kriter për punësim dhe avancim është profesionalizmi, aftësia dhe ndershmëria – jo lojaliteti partiak apo mbiemri i farefisit”, thoshte Kryeministri Albin Kurti, gjatë fushatës elektorale më 16 janar 2025.
Sot, vetëm disa muaj më pas, ish-kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, është emëruar Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.
Njoftimi erdhi nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Hyseni u bë pjesë e VV-së në gusht 2019, me prezantim nga vetë Kurti.








