Albulena Haxhiu sërish ka qenë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ajo me 62 vota pro, e pas te gjitha shkeljeve të afateve kushtetuese është rizgjedhur Kryekuvendare.

Për të ishin16 kundër e 13 abstenime.

Ndërkohë, ende mbetet pikëpyetje zgjedhja e presidentit të Kosovës.

Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë deklaruar se kishin arritur një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut.

Megjithatë, gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër emrit të propozuar të Sejdiut, duke e lënë të pasigurt edhe procesin për zgjedhjen e presidentit.