Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një bisedë private me kryetarin francez, Emmanuel Macron, në të cilën ky i fundit radhit disa çështje, duke theksuar se nuk e kupton homologun amerikan në çështjen e Grenlandës.
Publikimi i Trump në Truth Social, që ka mbishkrimin “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron i Francës”, tregon një ftesë që Macron i bën Trump për një darkë të gjerë të përbashkët me disa palë për të diskutuar Sirinë, Iranin e Grenlandën.
“Nuk e kuptoj se çfarë po bën me Grenlandën. Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha – mund të organizoj një takim të 7-së së madhe pas Davosit në Paris… Mund të ftoj ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët në margjina… Le të kemi një darkë së bashku në Paris të enjten, përpara se të kthehesh në SHBA”, shkruan Macron.
Trump ka publikuar edhe një mesazh të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në të cilin ai e lavdëron për “atë që ka arrirë në Siri” dhe i tregon se do të përdorë kohën e tij në media gjatë Davos-it për të hijezuar punën e Trump në Siri, Gaza e Ukrainë, derisa i thotë se është i përkushtuar të gjejë një zgjidhje për Grenlandën.
Kujtojmë se një dëshirë e Trump për përvetësimin e Grenlandës, territorit autonom të Danimarkës në Artkik, ka çarë aleancën perëndimore në një nivel që s’është parë më parë.









