Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim reperit Mossit dhe dy personave të tjerë, të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj tre të pandehurve: G.K., B.M. dhe A.D., pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokuroria dyshon se G.K. ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje dhe “Kanosje”, ndërsa B.M. dyshohet për “Lëndim të lehtë trupor” në bashkëkryerje dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Ndërkaq, A.D. dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas dëgjimit të palëve dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka aprovuar caktimin e paraburgimit prej një muaji për secilin nga të pandehurit.

Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masa e vetme adekuate për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale në këtë rast.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykata e Apelit.