Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të mërkurën një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative, i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.
Me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i dyshuari. IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij.









