Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për krime lufte. I dyshuari, R.D, siç theksohet në njoftim, u prangos sot(e premte) me urdhër të organit më të lartë të akuzës në vend, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Detaje lidhur me nacionalitetin e të arrestuarit nuk janë bërë të ditura në njoftim.