I pari musliman i New York-ut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se po analizon se si autoritetet e qytetit të tij mund ta arrestojnë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ky i fundit vendos të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Këtë deklarataë, Mamdani e ka dhënë në një intervistë për prestigjiozen New York Times, teksa shtoi se arrestimi i Netanyahut është një temë që diskutohet vazhdimisht me departamentin ligjor të qytetit.
“Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do të bëjmë”, ka thënë Mamdani.
Netanyahu ka një urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) që nga nëntori i vitit 2022. Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që thuhet t’i ketë kryer gjatë luftës në Gaza.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pjesë e Statutit të Romës, mbi të cilin është themeluar Gjykata Penale Ndërkombëtare. Amerikanët nuk e njohin juridiksionin e saj dhe madje kohët e fundit kanë nisur një fushatë për dobësimin e saj mbi akuzat se po cenon integritetin dhe sovranitetin e Amerikës.









