Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojnë mbledhjet e Këshillave të Përgjithshme respektivë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Partia më e madhe në vend, pra Vetëvendosja, pritet që ta fillojë mbledhjen e Këshillit në ora 10:00 këtë të shtunë të 9 majit.

E Lidhja Demokratike e Kosovës të njëjtën gjë pritet ta bëjë në ora 12:00.

Këshilli i LDK-së do të vendosë edhe për përfshirjen e ish presidentes së vendit, Vjosa Osmani, në listën e LDK-së si dhe nominimin e saj për presidente të vendit pas zgjedhjeve, bashkë me kandidaturën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kryeministër të Kosovës.