Grupi hungarez i mediave, Indamedia, që është 50% në pronësi të biznesmenit pro-qeveritar, Miklos Vaszily, ka blërë një portfolio që përfshin edhe gazetën kryesore tabloide të Hungarisë, Blikk.

Ujdia, që u njoftua nga dy kompanitë të premten, vie vetëm muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të prillit, me kryeministrin Viktor Orban që gjendet në një pozitë jo të favorshme kundrejt opozitarëve të qendrës së djathte, Tisza, parti e cila prin në shumicën e sondazheve.

Lideri i Tisza, Peter Magyar, nëpërmjet një deklarate ka kritikuar marrëveshjen, për të cilën ai thotë se është një tentim i Orbanit për të forcuar kontrollin e tij në kompanitë mediale të Hungarisë.