Njeriu i Vetëvendosjes, Shaban Neziri, është emëruar sot Kryesues i Bordit të Telekomit të Kosovës. Neziri në vitin 2018 ishte prezantuar si prurje e re e partisë në pushtet.
“Sot, në zyrat e Lëvizjes në Ferizaj, së bashku me deputetin Rexhep Selimi ia uruam mirëseardhjen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! anëtarit më të ri, Shaban Nezirit”, shkruante më 25 shtator 2018, tash deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani.

Paraprakisht ai ka mbajtur edhe pozita të rëndësishme shtetërore, si u.d kryeshef ekzekutiv në Bordin e drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovë (KOSTT) si dhe në bordin e Trainkos.









