“Është në vazhdën e veprimeve të Vetëvendosjes për ta kapur çdo institucion”, ka thënë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, për emërimin e Mentor Hysenit, aktivist i VV-së, Drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

“Qëllimi këtu është kur ta kapin këtë institucion me i lodh bizneset, domethënë me i plaçkitë”, tha Berisha në një prononcim për VOX Kosova.

Qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ai e quajti “pator mahall”. “Domethënë krejt ka qenë mashtrim me ardhë te pushteti edhe me zhvatë sa të munden”, theksoi.