POST-ZHBLLOKIMI Haxhiu tregon se si do t’i sigurojnë votat për Qeveri

Haxhiu e bëri të ditur edhe një herë që mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kryeministri aktual, Albin Kurti, ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si planifikojnë të arrijnë 61 numrat e nevojshëm për qeveri.

POST-ZHBLLOKIMI Haxhiu tregon se si do t’i sigurojnë votat për Qeveri

Albulena Haxhiu

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se Albin Kurti do të jetë mandatari i tyre për Kryeministër pas konstituimit të Kuvendit, derisa ka treguar edhe mënyrat se do të përpiqen t’i bëjnë 61 votat për formimin e Qeverisë së re, duke llogaritur në deputetë të subjekteve të tjera politike.

“Mund të ketë deputetë që janë nga grupet tjera parlamentare apo nga subjektet politike dhe në anën tjetër mund të ketë edhe subjekte politike. Ju e dini që ne kemi pasur përpjekje që të bëjmë koalicion me LDK-në, asokohe jemi refuzuar, ka pasur përpjekje ose vullnet që të kemi koalicion me Nismën, nuk kanë shprehur vullnet”, deklaroi Haxhiu për gazetarë pas senacës konstituive.

Ajo është shprehur se është e lumtur me faktin që Kuvendi është konstituuar, por tha se e habit qëndrimi i PDK-së në lidhje me votimin për përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Për mua është i habitshëm qëndrimi i PDK-së, pra ata nuk patën votë kundër Listës Serbe, prandaj uroj që ta sqarojnë qëndrimin e tyre sepse sot të gjithë bashkë është dashur që të jemi në të njëjtën linjë, pra që të kontribuojmë ne konsitituimin e Kuvendit të Kosovës, por që të mos lejojmë assesi qëndrime jo të qarta në lidhje me Listën Serbe duke pasur parasysh se Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi”, shtoi.

Ajo edhe ka pretenduar se PDK-ja është përpjekur që ta pengojë konstituimin e Kuvendit edhe në seancën e së premtes.

“Sot, sërish, me qëndrimet e tyre (PDK) tentuan ta pengojnë konstituimin e Kuvendit, por fat i mirë që kjo nuk ndodhi”, deklaroi ajo, derisa përjashtoi çfarëdo mundësie për koalicion me PDK-në.

“Por, duke qenë se sot u konstitua Kuvendi plotësisht, ne do të vazhdojmë konsultimet me të gjitha partitë. Jo këtu PDK-në dhe jo këtu Listën Serbe, por nuk përjashtoj deputetë nga partitë tjera politike”, potencoi Haxhiu.

LAJME

ENDE JO KREJTËSISHT Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

DOSJA 136 Kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj

PËRTEJ MUREVE Hamza në Hagë: S’mund të burgoset e vërteta e Thaçit, Veselit dhe shokëve të tyre

FAKT YOU

FYTYRA E SKANDALEVE Një përmbledhje e shkurtër e aferave të Faton Pecit

SËRISH DOSTAVE Ministria e Infrastrukturës ia jep dy kontrata në një tender miqve të Durmishit

DOKUMENT Vjosa Osmanit i kushton 70 mijë euro vetëm 1 vizitë në ShBA

DHOMA SPECIALE

MBI 400 MILIONË Shumat marramendëse që BE-ja ia dha Speciales për 9 vjet

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos