Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në një panel të organizuar nga “Chatham House” në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian” ka thënë se Kosova duhet ta harrojë Serbinë dhe t’i realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Është detyrë e Kosovës që të shtyjë përpara dhe ta bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar për sa i takon vlerave në botën demokratike dhe BE. Kosova që të jetë e suksesshme duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht Serbisë”, tha Rama.

“Pra, ata të përmbushin çdo pikë dhe t’ja lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin përpara drejt Evropës dhe të lënë Evropën të merret me Serbinë dhe jo ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi mes të dy vendeve”, shtoi.