Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përmendur sërish ndalimin e luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa ka theksuar se nëse dy shtetet kanë probleme ta thërrasin atë në telefon për ta zgjidhur.
Këto komente, Trump i ka bërë në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, që po mbahet në Washington D.C.
“Kosova, Serbia. A mund të ngriheni për një moment?… Kosova, Serbia. Këtë e bëra unë. Ngrihuni. Çfarë pune e bërë. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë këtë. Shumë mirë. Dhe po merreni vesh. Dhe kur të mos merreni vesh, do të më telefononi mua, dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim”, tha Trump.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po merr pjesë në këtë takim, u ngrit në këmbë dhe i tha Trump-it nga larg se do ta thërrasë.








