POLITIKË ME LUFTËN PS dhe PD përplasen për një Rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë

Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, kërkoi në një mbledhje të Grupeve Parlamentare që Kuvendi i Shqipërisë të nxjerrë një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë

POLITIKË ME LUFTËN PS dhe PD përplasen për një Rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë

Foto nga arkiva

Lufta e Kosovës rikthehet si arenë debatesh mes dy forcave politike në Shqipëri.

Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, kërkoi në një mbledhje të Grupeve Parlamentare që Kuvendi i Shqipërisë të nxjerrë një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi Partinë Socialiste se refuzoi këtë kërkesë për mocion. Ai madje përmendi edhe një thirrje të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot u refuzua një tjetër mocion me debat për gjenocidin në Kosovë, për të dënuar gjenocidin serb. Pse mazhoranca refuzon t’i bashkohet Kosovës në dënimin e gjenocidit serb? Kjo do të ishte ndihmesë edhe në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo kërkesë, do të qëndrojmë në krah të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Bardhi.

Më 17 maj 2019, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb. Gjatë vizitës zyrtare të 16 dhjetorit 2020, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati bërë këtë thirrje:

“Rruga e Kosovës ka qenë plot sfida. Që të mos përmbyset e vërteta, kemi nevojë për zërin e Shqipërisë që të jetë zëri ynë atje ku nuk kemi zë. Kemi nevojë për ndihmë nga Shqipëria. Kanë kaluar disa vite dhe ende nuk ka një kërkesë. Kërkesa jonë për rezolutë u refuzua.”

Nga ana tjetër, socialistët kanë përmendur një sërë rezolutash dhe përpjekjesh që Parlamenti i Shqipërisë ka bërë ndër vite për Kosovën.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se për një rezolutë të tillë, fillimisht do të duhej të vepronte Kuvendi i Kosovës.

“Ne i mbështesim liderët dhe komandantët e UÇK-së dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Në katërvjeçarin e kaluar nuk di sa herë kam folur për këtë çështje. Në mënyrë të përsëritur Shqipëria i ka dënuar të gjitha krimet gjenocidale të ndodhura në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit që nga viti 1991,” tha Balla.

“Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999 janë miratuar katër rezoluta dhe deklarata që i referohen akteve gjenocidale të ndodhura atë vit në Kosovë,” shtoi ai.

“Më 12 tetor 2023 kishim një rezolutë tjetër ku dënuam sulmin në Banjskë dhe nuk pritëm 26 vjet për ta bërë këtë gjë. Kjo përpjekje nuk ka të bëjë me realitetin. Është lajthitje të vish pas 26 vitesh dhe t’u thuash atyre që kanë qenë në këtë institucion se nuk e kanë bërë detyrën,” theksoi Balla.

“Sapo Parlamenti i Kosovës ta miratojë këtë rezolutë, atëherë na takon edhe neve ta miratojmë të dytët, me ligj dhe me kanun,” përfundoi ai.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani