Prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Speciale, po dalin hapur jashtë rolit të tyre, duke u përfshirë në qëndrime politike kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Nga kryeprokurorja, Kimberly West e deri te zëdhënësi, Christopher Bennet, në rrjete sociale janë evidentuar duke mbështetur drejtpërdrejt postime që sulmojnë Trump.

Kimberly West – Prokurore

Udhëheqësja e organit ndjekës penal në Hagë, pëlqen një postim ne Linkedin, në të cilin Trump shfaqet si person që “ka degraduar shërbimin publik”, teksa në të njëjtin flitet për sektorin e drejtësisë.

“…Presidenti Trump, dhe shumica e anëtarëve aktualë republikanë të Kongresit, si dhe z. Ed Martin, përfaqësojnë një shtrembërim të konceptit të shërbimit publik”, thuhet mes tjerash në postimin që pëlqen Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West.

FOTO:

Guenael Mettraux –  Gjyqtar

Njëjtë sikurse Kryeprokurorja West, edhe gjykatësi zviceran, Guenael Mettraux, në këtë rrjet social, pëlqen postime ironike dhe kritikuese ndaj Trump.

“Donald Trump është liruar nga dënimi pas vendimit në çështjen Stormy Daniels. Djali i Joe Biden është falur nga babai i tij. A ka ende qeveria amerikane mësime për t’i dhënë kujtdo?”, shkruhet në postimin e postuar nga Romaine Jean, e të pëlqyer nga Mettraux.

FOTO:

Alexandra Insinga – Prokurore

Një tjetër prokurore e Gjykatës Speciale përfshihet në diskutime politike. Alexandra Insigna shpërndan postimin ku thuhet se “Ngrirja e ndihmës së jashtme nga Trump eksporton mizogjini dhe fyen të mbijetuarat e dhunës seksuale”.

Alexandra Insignia.

FOTO:

Ajo pëlqen edhe postimet ku Trump kritikohet ashpër për takimin e tij të famshëm me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

FOTO:

Marjorie Masselot – Gjyqtare

Jashtë pëlqimeve për aktiviteve politike nuk ka mbetur as, Marjorie Masselot, gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin ku ish-Presidenti Hashim Thaçi akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.

Ajo, pëlqen një postim ku diplomati francez, René Troccaz tregon se u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Cezary Michalzuk – Prokuror

Një prokuror shumë aktiv në rastin kundër Salih Mustafës, Cezary Michalzuk, përkrah karikatura tallëse me Trump.

FOTO:

Taznen Shahabuddin – Prokurore

Një tjetër prokurore e Speciales e përshirë në diskutime politike, anti – Trump, është Taznen Shahabudin.

Ajo në fotografinë që ka siguruar VOX Kosova, shihet se si pëlqen postimet ku aktakuza kundër Donald Trump, quhet “e jashtëzakonshme”.

FOTO:

Silvia D’Ascoli – Prokurore

D’Ascoli është Prokurore që nga nisja e procedurave në Hagë. Ajo, me aktivitetin e saj është pozicionuar fuqishëm kundër Trump-it dhe njerëzve të tij, konkretisht Elon Musk.

Ajo, në rrjete sociale pëlqen postimet ku Musk paraqitet si “person i rrezikshëm”.

FOTO:

David Hein – Zyrtar i lartë i Gjykatës Speciale

Qëndrimin se “Donald Trump po e shkatërron demokracinë në Perëndim” e përkrah David Hein, një udhëheqës i një sektori për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale. Në disa raste të shpeshta, ai është përkrahës i deklaratave të forta sulmuese ndaj Donald Trump-it.

FOTO:

Christopher Bennet – Zëdhënës

Christopher Bennet, një zyrtar i lartë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i angazhuar për komunikim me publikun, vazhdon të shpërndajë e pëlqejë publikime të ish-shefit të tij në Hagë, ish-kryeprokurorit, Jack Smith që për një kohë ishte kryendjekës penal ndaj Presidentit Amerikan.

Në raste të tjera, ai pëlqen postime me sulme brutale ndaj Trump.

FOTO:

Kinga Tibori-Szabo – Ndihmësjuriste në Gjykatën Speciale.

Pëlqime përkrahëse ndaj gjyqtarit francez Nicollas Guillou, i sanksionuar nga SHBA-të e dikur gjykatës në Speciale, bën Kinga Tibori Szabo – një ndihmësjuriste në Dhomat e Specializuara.

“Për drejtësi, e jo politikë” ishte thirrja kryesore e protestave pro UÇK-së të mbajtura në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hagë dhe Strasburg.

Megjithatë, kur vërehet një përfshirje kaq aktive e prokurorëve dhe gjyqtarëve në diskursin politik — madje në mënyrë të njëanshme, shtrohet pyetja: Për çfarë distance nga politika po flitet në të vërtetë?