POLITIKA KOMIKE Pse në Kosovë fitojnë figura që kanë problem edhe artikulimin bazik?

Nëse e vërteta e përgjithshme, e njohur dhe e pakontestueshme është se politikanët duhet të përbëjnë dikë së paku të kualifikuar, atëherë pse në zgjedhje fitojnë ata që fitojnë…

Besimi i përgjithshëm është se politikan i suksesshëm është ai që ka artikulim e prezencë, qartësi e autenticitet, ngjallë besim e shpresë dhe artikulon me kthjelltësi e bindje.

Por, në zgjedhjet në Kosovë dhjetëra a qindra mijëra vota janë dhënë për…

“mos lësho pe…”, apo “se jam budallicë’, ose “mos me vete për politike se sjom…”.

Nëse e vërteta e përgjithshme, e njohur dhe e pakontestueshme është se politikanët duhet të përbëjnë dikë së paku të kualifikuar, atëherë pse në zgjedhje fitojnë ata që fitojnë…

Kjo nuk është një pyetje as arrogante e as elitiste, por kureshtje e sinqertë për të kuptuar përse në artin e fjalës e zanatin e bindjes siç është politika, fitojnë figura që nganjëherë kanë problem edhe artikulimin bazik.

“Albin mos lësho pe, se kot do ta kish dhe kot do ta ka secili udhëheqës i Kosovës, për ta copëtuar Kosovën”

“E dua njeriun e fjalës dhe besës, dhe kur jam futur në 1919-tën, në 2019-tën, në LVV e kam pas vetëm nj kërkesë, te kryeministri i tanishëm dhe i ardhshëm, që të ma mbron veriun, mendjen dhe zemrën e kam në veri”

Ky lloj prototipi, pra Agim Bahtiri, rrumbullaksoi gati 30 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Ose, këngëtarja e shndërruar në politikane pavarësisht që me insistim deklaronte se s’ka lidhje me politikën, populli vendosi mos t’ia vërë veshin, duke ia besuar plot 45 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

“Mos më vet ka politika, se unë vëlla s’kam lidhje me politikë…”

Asaj i mjaftoi një:  “Nga po vjen o Albin Kurti, prej veriut sot u ula…”

E kemi edhe rastin më ekstrem, ku fituesja e 40 mijë votave Ardiana Matoshi jep deklarim të çuditshëm se ajo ka deficit në rregullimin kognitiv.

“Adriana pse t’dojnë a e din bile, pse të dojnë, a mundesh me spjegu pse t’dojnë? Se jom budallicë. Pse po thu shikuesi ka qejf budallët edhe budallicat me i pa a ? Po se di, senjëherë jam kanë tu ecë në shesh, edhe isha tepër përngut, edhe u kanë një prind babë, me fëmijën e vetë edhe e ka thirrë çikën e vetë Elonë, Elonë, qy kjo budallica, edhe veç meta e ulë krytë…”

Për vota nuk heq as krye parlamentari “i rastësisë”, që mbahet mend për idetë “inovative” që shprehte publikisht. Ai në këto zgjedhje mori mbi 25 mijë vota po ashtu.

“Edhe për me bo koncerte verës kur vijnë diaspora, edhe një livadh ku mundemi  me i lëshu nanat me luajtë”.

Për ide, po edhe më qesharake u shpërblye më shumë vota edhe bashkëpartiaku e bashkëvendasi i paraprakut, Valon Ramadani.

“Kena me zgjedhë super gjyshen e vitit, për moshën e tretë. Gjysheve tona ka me u organizu një festival, në të cilin festival ka me u zgjedhë, super… miss gjyshja? Miss gjyshja. Miss gjyshja ka me u zgjedhë në Ferizaj.”

Ai në dhjetor siguroi rreth 22 mijë vota.

Kemi dhe raste të tjera interesante ku referencat e parukerive përbejnë material për argumentim televiziv. Edhe kjo shpërblehet.

“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”. Citonte Mulhaxha nga sallonet e bukurisë..

Qytetarët nuk është se nuk e kuptojnë kur dëgjojnë mungesë bazike artikulimi, kotësira, banalitete, shprehje pa vend, gënjeshtra.

Por, përmes një procesi interesant të arsyetimit, kur bëhet fjalë për partinë që tashmë kanë vendosur ta përkrahin, ata pranojnë ta pushojnë aktivitetin kritik e racional e të bëjnë vlerësime emocionale.

Pra, kur njerëzit mbrojnë bindjet e tyre politike, truri nuk përdor arsyetimin e ftohtë dhe racional, por aktivizon mekanizma emocionalë që justifikojnë atë që tashmë ata e besojnë.

Sipas studimeve, siç është ai vitit 2004 në Amerikë për “Bazat Neurale të Arsyetimit të Motivuar: Një Studim mbi Kufizimet Emocionale në Gjykimin Politik Partizan në Zgjedhjet Presidenciale të SHBA-së”, ku regjistronin zonat e trurit të cilat aktivizoheshin derisa testonin militantët partiakë, gjetën se “Arsyetimi i motivuar nuk u shoqërua me aktivitet nervor në zonat e trurit që më parë janë lidhur me detyra të arsyetimit ‘të ftohtë’ dhe me rregullimin e vetëdijshëm (eksplicit) të emocioneve.”

Me pak fjalë, kur votuesi arsyeton Agim Bahtirin, Artiana Matoshin e Dimal Bashën, ai ka parë gjithçka që ka parë secili, ai e di saktësisht kush janë, por thjesht vendos që të jetë emocional në gjykim, duke u vendosur në mbrojtje të identitetit partiak para të vërtetës.

LAJME

I QUAN SPEKULIME Rama i përgjigjet pretendimeve se Irani mund ta sulmojë Shqipërinë

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin