Rasti i Agon Zejnullahut është krejtësisht i qartë. Ai u vra nga Policia e “Xhelat Sveçlës” në Lipjan.
Me gju në qafë e pa pikë mëshire, 27-vjeçari u mbyt gjatë arrestimit nga pesë zyrtarë policorë. Vrasja e tij erdhi pas një rrahje brutale që iu bë një veterani të UÇK-së në Klinë, ndonëse ai nuk i rezistoi arrestimit.
Dhe këto s’janë rastet e vetme. Ka shumë, por nuk i shohim. Policia sot është shndërruar në një shkop që ndëshkon.
Kjo dhunë e ka origjinën në sjelljen e pushtetarëve. Kur kryeministri Albin Kurti refuzon t’i përgjigjet thirrjes së prokurorit.
Kur ministri Xhelal Sveçla i kthehet me shikim kërcënues një qytetari që veç i kërkon llogari.
Krijohet terren ku secili që ka pak pushtet e keqpërdor atë.