Siria e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Njoftimin e ka dhënë Presidentja, Vjosa Osmani. Kjo në një postim në Facebook, ka thënë se njohja “është e ndërsjellë”.
“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tone”, shkroi Osmani.
Njohja nga Siria, është e 120-ta për shtetësinë e Republikës së Kosovës.










