Nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka Dimal Bashën kandidatin më të mirë për Kryetar Kuvendi, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta votojë, ka konfirmuar kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.

“Nëse VV-ja vërtetë e konsideron se Dimal Basha, apo një i tillë, është kandidati më i mirë që ata e kanë për këtë pozicion dhe që i përfaqëson qytetarët e Kosovës, ne do ta votojmë edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron”, ka thënë Krasniqi para gazetarëve në prag të fillimit të seancës së radhës konstituive.