Një person ka vdekur të shtunën në Prizren.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në spital që nga data 7 korrik i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte marrë në vendin e punës.

“Viktima mashkull shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e  punës”.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.